Telegrafi

E duan top klubet evropiane, PSG ka një plan të qartë për Xavi Simons

Xavi Simons po kalon vitin e tij të parë në Gjermani, ku është huazuar te skuadra gjermane RB Leipzig.

Mesfushori i talentuar i është bashkuar në huazim një vjeçar skuadrës gjermane nga kampioni në fuqi i Francës, Paris Saint Germain.

Simons ka filluar të lë gjumë në Bundesliga, ku në gjashtë ndeshje ka shënuar tre gola e ka asistuar në katër të tjerë.

Lexo po ashtu Dhjetë telentët e nominuar për Trofeu Kopa 2023   

Top klubet evropiane si Barcelona, Arsenal, Manchester City, Manchester United e Bayern Munich janë duke e vëzhguar ecurinë e talentit holandez.

Megjithatë PSG ka një plan special për ta mbajtur atë në Parc de Princes për sezonin 2024/25.

90min.com ka raportuar se te PSG janë të sigurt se do ta rikthejnë holandezin për sezonin e ardhshëm në Parc de Princes dhe janë të gatshëm t’i ofrojnë një kontratë të re me pagë shumë më të lartë se aktualja prej 1,5 milionë eurove në sezon.

Gjithsesi skuadrat e lartpërmendura do të tentojnë transferimin e lojtarit edhe pse te PSG janë të vendosur mos të pranojnë asnjë ofertë për largimin e 20 vjeçarit. /Telegrafi/