Telegrafi

E duan klubet nga Liga Premier, por agjenti i Kvaratskhelias shokon me zbulimin e vlerës së gjeorgjianit

Chelsea thuhet se është e interesuar për anësorin e Napolit, Khvicha Kvaratskhelia, por ai mund t’u kushtojë 100 milionë euro.

Gjeorgjiani iu bashkua skuadrës italiane vetëm në fillim të këtij sezoni. 21-vjeçari u largua nga Rubin Kazan në mars pas pushtimit rus të Ukrainës dhe nënshkroi për Dinamo Batumi në vendin e tij.

Por, në verë ai ra dakord për një transferim rreth dhjetë milionë euro te Napoli. Dhe tashmë e ka shpaguar më shumë se tarifën e transferimit, duke kontribuar me tetë gola dhe 10 asistime në 17 ndeshjet e tij të para për klubin.

Ai është bërë shpejt një i preferuar i tifozëve në mesin e mbështetësve të Napolit, me përkrahësit që e quajnë me nofkën “Kvaradona”.

Por, sipas Evening Standard, Chelsea dëshiron ta sjellë atë në Stamford Bridge gjatë verës.

Liverpooli gjithashtu mendohet të jetë i interesuar për të pas një fillimi të shkëlqyer në Serie A.

Megjithatë, agjenti i Kvaratskhelias, Christian Emil, ka pohuar se sulmuesi i ri mund të kushtojë dhjetë herë më shumë se sa e kishte vlerën para katër muajsh.

Duke folur për kanalin në YouTube të Fabrizio Romano, ai tha: “E dini çfarë është çmenduri, ai ka bërë atë që ka bërë në Rusi dhe Evropë për dy vitet e fundit”.

“Ai ka ardhur te Napoli, ka qenë i shkëlqyer dhe njerëzit flasin për 100 milionë euro”.

“Për mua, nëse ai vazhdon të performojë kështu deri në fund të sezonit dhe sezonin e ardhshëm, sepse ka një shans zero për qind që ta shesin atë (në janar), ai do të arrijë me siguri 100 milionë euro”, ka vazhduar Emil..

Chelsea ka qenë i lidhur me një mori transferimesh të tjera duke përfshirë Jude Bellingham dhe Leandro Trossard. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=XRZyVc6WPas