Sadio Mane është një nga lojtarët më të rëndësishëm të Liverpoolit, ku këtë sezon është në garë për të gjithë trofetë.
Sulmuesi senegalez ka 22 gola dhe katër deri më tani në të gjitha garat, ndërsa për të ka interesim nga klube të njohura si Bayern Munchen dhe Barcelona.
Jurgen Klopp nuk ka e ndërmend ta lirojë edhe pse lojtarit i skadon kontrata në fund të sezonit të ardhshëm.
30-vjeçari ka folur pas ndeshjes me Aston Villan ku shënoi dhe skuadra e tij fitoi 2-1, duke thënë që është shumë i lumtur dhe se shokët e ekipit ia bëjnë të lehtë punën.
“Jam shumë i lumtur te Liverpooli, mendoj se do të jem edhe më shumë i lumtur kur të fitojmë trofetë për të cilët po garojmë”.
“Po përpiqem të shijoj çdo moment këtu duke ndihmuar shokët e ekipit. Dua t’i falënderoj, pasi ata po m’i bëjnë gjërat më të thjeshta. Jam me të vërtetë shumë i lumtur tek ky ekip”.
Liverpool winger Sadio Mane has maintained he is currently happy with the team as they continue to push for trophies this season.😍https://t.co/zIoqk3I8Om
— GOAL Africa (@GOALAfrica) May 11, 2022
“Unë nuk jam asgjë pa shokët e ekipit”, ka thënë Mane.
Drejtuesit e klubit anglez kanë nisur punën për të përgatitur kontratën për rinovimin e senegalezit. /Telegrafi/