Site icon Telegrafi

“E dua Vodnon”: Qeveria menjëherë t’i tërheq përfundimet për vazhdimin e ndërtimit të gazsjellësit nëpër Vodno

Nga iniciativa qytetare “E dua Vodnon” kërkojnë nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë që menjëherë t’i tërheq përfundimet në lidhje me vazhdimin e ndërtimit të gazsjellësit nëpër Vodno, të sjellura të mërkurën e kësaj jave.

Ata kërkojnë Qeveria të ri-mendohet dhe të ndalojë, siç thonë ata, me përdhunimin e Vodnos, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Nga iniciativa lajmëruan se është e drejtë që t’i kontestojnë përfundimet e sjella nga ana e Qeverisë së Maqedonisë.

“Është bërë dëm që nuk është dashur të bëhet, janë shkelur procedurat, nuk janë zbatuar masat e nevojshme. Kjo është shkelje klasike të ngarkesave minimale”, thonë nga iniciativa qytetare “E dua Vodnon”./Telegrafi/

Exit mobile version