Nga janari i këtij viti, Sindikata e Pavarur e gazetarëve dhe punëtorëve medial (SPGPM) do të mbrojë të drejtë autoriale, pa marrë parasysh nëse bëeht fjalë për gazetar, fotoreporter, apo videoreporter, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Sipas SPGPM-së, puna e tyre duhet që të paguhet dhe të mbrohet, kurse koha e marrjes së fotografive, videove dhe teksteve autoriale duhet të merr fund, pasi që është e dënueshme dhe SPGPM do të mbështetë të dëmtuarit, duke u ofruar ndihmë juridike dhe përfaqësim në gjykatë.
SPGPM-ja pret që kjo thirrje të merret seriozisht dhe me përgjegjësi që t’i iket çfarëdo ekspozimi ndaj kompenzimeve mepara dhe përgjegjësisë penale. Respektimi i të drejtës autoriale është obligim ligjor, si edhe njëri nga parimet bazë të etikës gazetaresle./Telegrafi/