Arsenal dhe Manchester City do ta zhvillojnë derbin e xhiros së tetë në Ligën Premier.
Do të jetë një përballje e dy skuadrave që janë pretendentë kryesorë për titullin e kampionit në Angli.
Arsenali e ka fituar një duel me Cityn jashtë fushës së blertë, pasi arriti të nënshkruajë me Declan Rice i cili gjithashtu kërkohej nga Man City.
Pep Guardiola e ka pranuar se e kanë dashur transferimin e Rice me çdo kusht dhe se e kanë humbur garën me Arsenalin.
“Me siguri të gjithë e dinë që City e donte atë, ne e donim atë. Ai mund të luante jo vetëm kur Rodri nuk mundi”, tha Pep.
Tutje trajneri spanjoll tha se ndoshta ka ndikuar oferta më e lartë e Arsenalit, ose Arteta e ka bindur më shumë lojtarin.
“Në fund, Arsenali e shtyu më shumë dhe e donte më shumë, ndoshta Arteta ishte më bindës se unë, ose vetë klubi, ose oferta e tyre. Ne mund ta përballonim atë ndoshta më pak, prandaj”, u shpreh Pep.
Kampioni në fuqi i Anglisë kishte ofruar 80 milionëfunte, por në fund Topçinjtë bën një ofertë prej 105 milionë funteve duke transferuar mesfushorin anglez. /Telegrafi/