Telegrafi

“A e doni të vërtetën”, Camavinga për bisedat me Mbappen për të ardhmen

Mesfushori i Real Madridit, Eduardo Camavinga falënderoi gazetarin përgjegjës për pyetjen e parafundit në konferencën e tij për shtyp në Ligën e Kampionëve që e pyeti për përplasjen e tyre me RB Leipzig të mërkurën. Një nga pyetjet e para që iu bë ishte natyrisht në lidhje me shokun e skuadrës te Franca, Kylian Mbappe dhe të ardhmen e tij.

Mbappe do të largohet nga Paris Saint-Germain në fund të sezonit kur i skadon kontrata, ku  është konfirmuar nga klubi francez, por nuk ka asnjë konfirmim nëse Real Madrid do të jetë destinacioni i tij i radhës.

Raportet thonë se ka vetëm disa detaje për t’u vendosur, dhe shumica presin që Mbappe të luajë në Santiago Bernabeu sezonin e ardhshëm.

Lexo po ashtu Legjenda e Real Madridit po e ndihmon Mbappen të gjejë shtëpi në Madrid

Camavinga u pyet nëse kishte folur me Mbappe për të ardhmen e tij dhe u përgjigj me shaka rreth kësaj pyetje.

“Doni të dini të vërtetën? Nuk kam folur fare me të dhe nuk e di se çfarë do të bëjë verën e ardhshme”, ka thënë fillimisht Camavinga në konferencë.

Është pranuar gjithashtu se Mbappe është një temë në dhomën e zhveshjes së Real Madridit dhe Camavinga u shty se çfarë u diskutua saktësisht.

“Të them sërish të vërtetën? Mbappe nuk është lojtari ynë, ne do të respektojmë PSG-në. Nuk po flas për këtë. Nuk e di se çfarë do të ndodhë, kjo është e vërteta”, përfundoi mesfushori francez. /Telegrafi/