Site icon Telegrafi

“A do e doje një person nëse nuk ta kthen në të njëjtën mënyrë”, Fifi i përgjigjet ndjekëses: Zoti të merr diçka e të jep atë që meriton

Fifi (Foto: Instagram)

Këngëtarja e njohur nga Ferizaj, Fifi, është mjaft aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale.

Ajo së fundmi u ka dhënë mundësi fansave të pyesin më shumë rreth jetës e karrierës së saj profesionale.

Një nga pyetjet e parashtruara ishte nëse do kishte vazhduar ta donte një person që nuk ia ka kthyer dashurinë në të njëjtën mënyrë.

Fifi (Foto: Instagram)

“Nëse prap ju rastis ta doni fort dikë që ndoshta nuk do të të dojë, a do vazhdoje ta doje?”, ka thënë një ndjekës.

“Më ka rastisur të dua dikë, jo vetëm që nuk më ka dashur por as respekt nuk kishte për mua. Kështu që përgjigjen A do vazhdoja, nuk e jap dot se ndjenjat me buton nuk janë. Por që të paktën jam munduar mos me e fik butonin e shpresës”.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Filloreta Raçi Fifi

“Zoti të merr diçka e të jep atë që e meriton. Dhe unë jam në momentalisht në mesin e njerëzve që dua”, ka qenë përgjigja e Fifit.


Artistja duket se momentalisht është beqare. /Telegrafi/

Exit mobile version