Telegrafi

E dobët në matematikë, Beatrix Ramosaj bën gafë ndërsa përgjigjet gabim në pyetjen se sa bëjnë “12+4”

Këngëtarja e njohur shqiptare, Beatrix Ramosaj, është aktualisht një prej personazheve më të komentuara të Big Brother VIP.

Afrimiteti që ka krijuar me aktorin Donald Veshaj në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, e ka kthyer këngëtaren në kryetemën e mediave rozë.

Ramosaj, e cila është mjaft e pëlqyer për muzikën e saj, duket se nuk është edhe aq e mirë në matematikë.

Foto: Top Channel

Gjatë bisedës me banorët e shtëpisë, Beatrix ka treguar se është e dobët në llogaritja kur u pyet se sa bëjnë “12+4”, duke u përgjigjur me “26”.

Lexo po ashtu Rezarta Shkurta reagon publikisht pas gjesteve të Donaldit: Jam adhuruese e fjalës së burrave prej vërteti, jo atyre që shiten për show

Me të dëgjuar këtë, të tjerët filluan të qeshin, duke i treguar se përgjigja e saktë është “16”.

Videoja është shpërndarë me të madhe në TikTok, duke treguar huqjen e këngëtares në matematikë elementare. /Telegrafi/

@vidjo_tendryshme #beatrixs #donaldi #bigbrother ♬ original sound – ♡

* BIG Brother VIP Albania mund ta ndiqni ekskluzivisht në platformën IPKO, në dy kanale HD, të dedikuara posaçërisht për të ndjekur banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, 24/7, pa pagesë shtesë, të numëruara 30 dhe 31 në listën e kanaleve, si dhe përmbledhjen javore në kanalin TOP Channel.