Sipas të dhënave të kompanisë së sigurimeve Veygo, markat japoneze janë markat më të kërkuara të makinave në Google.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, në 57 nga 171 vendet e mbuluara nga ky studim, ashtu si vitin e kaluar, prodhuesi japonez ishte numri 1 absolut në vende si SHBA dhe Kanada, Australia dhe shumë vende afrikane, por jo më në Kinë.
Ndërsa, po sipas të njëjtit studim, BMW është në vendin e dytë, si vetura më e popullarizuar në 25 vende, por që ka një rënie drastike nga viti i kaluar.
Ajo është pasuar nga Mercedes si markë më e kërkuar në 23 vende.
Globalisht, Toyota ka rreth 7.8 milion kërkime në muaj, e ndjekur nga Honda dhe Ford.
Po sipas studimit, është interesante që në shumicën e vendeve njerëzit kërkojnë modele që planifikojnë të blejnë, por në 12 vende, megjithatë, janë makinat më popullore ato luksoze italiane.
Kështu, Lamborghini është, për shembull, më i njohuri në Bangladesh, Nepal dhe Venezuelë.
Risi në këtë studim thuhet të jetë Tesla, e cila ka rezultuar të jetë më e popullarizuar në shtatë vende, përfshirë Kinën. /Telegrafi/