Telegrafi

A e dini sa paguhen astronautët e NASA-s?

Secili fëmijë mund të ketë ëndërruar të bëhet astronaut.

Kujt nuk i pëlqen ideja për të bërë shëtitje në hapësirë, për të eksploruar planetë të largët dhe për të udhëtuar në kozmos?

Megjithatë, në realitet, puna e një astronauti është jashtëzakonisht e vështirë, nga ku agjencitë hapësinore sikurse NASA kanë kërkesa strikte dhe teste rigoroze për të hyrë në programet e tyre hapësinore, transmeton Telegrafi.

Kjo pasi astronautët duhet të kryejnë procedura komplekse operacionale dhe janë në fund të fundit përgjegjës për kujdesin e disa pajisjeve tepër të shtrenjta në Stacionin Ndërkombëtar Hapësinor.

Sa i paguan NASA astronautët e saj?

NASA – si agjencia më e madhe hapësinore në botë – është një top destinacion për astronautët me perspektivë.

Por sa është paga mesatare e një astronauti në NASA?

Sipas NASA-s, pagat e astronautëve civilë përcaktohen nga shkallët e pagave të Qeverisë së SHBA-së – ose më konkretisht ato ndahen me gradat G-13 dhe GS-14.

Deri në vitin 2022, shkalla e pagave për gradën GS-13 varioi nga 81,216 dollarë deri në 105,579 dollarë në vit. Kjo i bie 8,798 dollarë në muaj ose 50.59 dollarë në orë.

Për gradën GS-14, paga varionte nga 95,973 deri në 124,764 në vit. Por, astronautët me eksperiencë më të madhe mund të paguheshin më shumë.