Site icon Telegrafi

E dini që ndjenjat kanë afat kohor? Zemërimi zgjat dy, turpi rreth gjysmë ore, kurse trishtimi mbase mund t’ju habisë

Lumturia, pikëllimi, dhembja, vuajtja, gëzimi… të gjitha këto janë ndjenja të cilat ndonjëherë të gjithë i kemi përjetuar dhe i përjetojmë gjatë gjithë jetës

Mirëpo, rrallëkush nga ne ka bërë pyetje sa zgjasin ato.

Edhe për këtë kanë dhënë përgjigje shkencëtarët e universitetit “Leuven” në Belgjikë, transmeton Telegrafi.

Një studim i këtij universiteti tregoi se pikëllimin (p.sh. pas ndërprerjes së lidhjes dashurore, vdekjes së ndonjë personi të afërt), apo ndjenjën e përgjithshme të pikëllimit, njerëzit e përjetojnë më intensivisht, ndërsa arsyeja për të është që ajo zgjat rreth 240 herë më gjatë se ndjenjat e tjera, siç janë turpi, habia, nervozizmi apo monotonia.

Shkencëtarët kanë arritur në përfundimin që pikëllimi, nga 27 ndjenja të ndryshme, zgjat më së shumti – 120 orë. Pason urrejtja e cila mesatarisht “qëndron” rreth 60 orë dhe më pas gëzimi që zgjat rreth 35 orë.

istockphoto

Më pas janë dëshpërimi, shpresa, ankthi, zhgënjimi dhe kënaqësia, të cilat zgjasin mesatarisht 24 orë.

Do të befasojë shumë që xhelozia mund të zgjasë vetëm 15 orë, lehtësimi rreth tetë orë, entuziazmi rreth gjashtë orë dhe admirimi dhe mirënjohja për pesë orë. Relaksimi zgjat 4.3 orë sipas hulumtimeve të shkencëtarëve, ndjenja e fajit 3.5 orë, stresi tre orë dhe krenaria 2.6 orë.

Më pas vjen zemërimi, mërzia, befasia që mund të zgjasë dy orë, nervozizmi dhe dhembshuria për 1.3 orë, poshtërimi për 0.8 orë, frika vetëm 0.7 orë dhe turpi dhe neveria për 0.5 orë.

Në këtë studim, shkencëtarët ndoqën subjektet në jetën e tyre të përditshme dhe analizuan emocionet e tyre, intensitetin dhe kohëzgjatjen mesatare të tyre. /Telegrafi/

Exit mobile version