Site icon Telegrafi

A e dini për çfarë shërben butoni i vogël në sternën e tualetit

(Foto: Pexels)

A e keni kuptuar ndonjëherë ndryshimin midis butonit të madh dhe të vogël në sternën e tualetit tuaj?

Shumë njerëz thjesht supozojnë se butoni më i vogël është për një shpëlarje më të shkurtër dhe butoni i madh është për një shpëlarje më të gjatë dhe më të plotë – dhe kjo është e vërtetë – por duket se për shumë njerëz kjo nuk është aq e qartë sa duket.

Duket e parëndësishme, por në fund të fundit shkakton probleme të mëdha. Kazani padyshim përdor ujë, dhe sa më e gjatë të jetë shpëlarja, aq më shumë ujë përdoret.

Lexo po ashtu Pesë artikuj që nuk duhet t'i mbani në banjë

Ka kaq shumë lloje të ndryshme tualetesh saqë nuk është çudi që njerëzit nuk dinë se cilin buton të shtypin.

Një shpëlarje e madhe zakonisht kërkon gjashtë litra ujë, ndërsa një shpëlarje e vogël merr vetëm gjysmën e saj, kështu që është e rëndësishme që të gjithë të dimë se çfarë është në mënyrë që ta mbajmë sasinë e ujit që përdorim në minimum. /Telegrafi/

Exit mobile version