Telegrafi

A e dini çfarë kanë të përbashkët Gates dhe Musk?

Bill Gates dhe Elon Musk janë dy emrat më të mëdhenj të teknologjisë.

Gates në vitin 1975 bashkëthemeloi ‘Microsoft’-in, duke ndihmuar në nxitjen e revolucionit të kompjuterëve personal, mirëpo tani ai shumicën e kohës përqendrohet në filantropi.

Musk themeloi ‘Pay Pal’ dhe aktualisht ai e ndan javën duke udhëtuar mes ‘Tesla’ dhe ‘Space X’.

Mirëpo këta dy këta burra ndajnë një zakon të përbashkët që i ka ndihmuar të lundrojnë në oraret e tyre të tejmbushura – ata planifikojnë çdo moment të ditëve të tyre.

Gates dhe Musk e ndajnë kohën e tyre në intervale pesë minutëshe.

Arsyeja?! Sipas Fast Company, të ndash ditën tënde në segmente të vogla rrit produktivitetin. Ky menaxhim intensiv ju mban më të organizuar, për shembull, kur ju planifikoni gjëra në minutën e fundit, ju duhet të gjeni kohë për t’u relaksuar.

Të kesh një orar të segmentuar mund të jetë i dobishëm edhe për ne që nuk drejtojmë organizata të mëdha filantropike apo kompani inovative teknologjike. Por, gjithashtu ju nuk jeni të detyruar ta ndani ditën në copëza pesë minutëshe. Mund të gjeni shumë struktura të tjera organizimi që janë efektive.

Thjesht duheni të gjeni atë që ju përshtatet më mirë. /Telegrafi/