E diela e gjen Superligën e Kosovës në futboll me shumë duele të forta.
Skuadrat nga elita e futbollit kosovar po zhvillojnë javën e 14-të dhe në heshtje është Drita që po ngjitet drejt kreut tabelar.
Drita pret Lirinë në Gjilan në atë që është ndeshje e obliguar për të fituar që të mbahet hapi me kreun tabelar dhe të që të vazhdojë ndjekja.
Drita ka pesë fitore rresht, kurse Liria ka katër ndeshje pa fituar dhe sigurisht se dyja skuadrat kanë për çka të luftojnë.
Llapi ka obligim për të fituar pas humbjes së pësuar ndaj Ballkanit në shtëpi, por po aq obligim e ka edhe Ferizaji në shtëpi pasi ka tri ndeshje pa fituar.
Ndërkaq Trepça 89 pas largimit të Gugash Maganit e pret Gjilanin në shtëpi në një duel tejet të vështirë. Trepça vjen nga një seri prej dy humbjeve rresht dhe tri ndeshjeve pa fituar.
Të gjitha ndeshjet zhvillohen në ora 13:30. /Telegrafi/