Natën mbrëmshe (e shtunë) gjatë spektaklit Heidi Baci u suprizua nga nëna e saj, në një ‘gondola veneciane’ brenda shtëpisë.
Nëna e saj u shpreh që ishte shumë krenare me Heidin dhe se i pëlqente shumë se si po lunate.
“Ti vazhdo kështu siç je, vetvetja, sepse ke qenë gjatë gjithë kohës vetvetja, shijoi edhe këto javë që kanë mbetur”, tha ajo.
Më tutje nëna e saj tha: “Jam e lumtur që e ke gjetur dashurinë këtu, sepse unë e di që ti ke gjetur fashurinë, sepse të njoh, mos të them që është hera e parë që ke rënë në dashuri, sepse nuk të kam parë ndonjëherë kështu”.
“Heidi është shumë në rregull, jam shumë krenare për të, sepse Heidi ka qenë vetvetja nga fillimi deri në fund, unë që e njoh e di, ajo mban emocionet në vete, por është shumë e sinqertë”, përfundoi nëna e Heidit. /Telegrafi/