Telegrafi

“E di që disa prej jush nuk do të jenë të kënaqur” – Mason Mount konfirmon largimin nga Chelsea

Mason Mount ka konfirmuar edhe zyrtarisht se po largohet nga Chelsea.

Mesfushori anglez po i bashkohet Manchester United nga Blutë për shumën e 63 milionë euro, shumë kjo që mund të rritet afro 70 milionë përmes bonuseve.

Ai ka thënë se ndokush mund të mos jetë i kënaqur me këtë vendim, por që sipas tij është momenti i duhur.

Lexo po ashtu Zbulohet paga e majme e Mount te Manchester United

“Mendoj se meritoni më shumë sesa thjesht një deklaratë me shkrim, kështu që doja t’ju tregoja drejtpërdrejt se sa mirënjohës kam qenë për të gjithë mbështetjen tuaj gjatë 18 viteve të fundit”, ka thënë Mount.

“E di që disa prej jush nuk do të jenë të kënaqur me vendimin tim, por është ajo që është e duhura për mua në këtë moment të karrierës sime”.

Mount doli nga akademia e Chelseat, duke shkuar më pas në huazim te Vittese dhe Derby County, për t’u rikthyer në Stamford Bridge, për të fituar Ligën e Kampionëve. /Telegrafi/