E gjithë Holanda shpresonte në të, pasi ishte një talent i jashtëzakonshëm.
Madje ka bartur edhe shiritin e kapitenit në Përfaqësuesen holandeze U20, por ëndrra e madhe të bëhej një lider tek Holanda ka përfunduar.
Në moshën 20-vjeçare, Abdelhak Nouri i ka dhënë fund karrierës pa dëshirën e tij, transmeton Telegrafi.
Ishte minuta e 73-të e ndeshjes miqësore mes Ajaxit dhe Werder Bremenit, kur Nouri ra në tokë dhe i bëri të qajnë të gjithë të pranishmit në fushë, futbollistët stafet e dy skuadrave dhe tifozëve.
Nouri kishte pësuar aritmi kardiake (çrregullim në rrahjet e zemrës) dhe u desh të largohej nga fusha me helikopter për spitalin më të afërt në Vjenë.
Pas qëndrimit një javor në spital, klubi i futbollistit holandez, Ajax ka dalë me një komunikatë zyrtare.
Gjiganti holandez ka njoftuar se Nouri nuk do të mund të luaj më futboll, pasi një pjesë e trurit të tij nuk është duke funksionuar.
“Pas diagnozës kemi kuptuar se një pjesë e trurit të Nourit nuk është duke funksionuar. E gjitha kjo ka ndodhur për shkak të mungesës së furnizimit me oksigjen”, thuhet në njoftimin e Ajaxit, shkruan Telegrafi.
Ditë më parë Ajax kishte njoftuar se testet se zemra e tij funksion normalisht, por skanimet e trurit kanë zbuluar problemin e madh.
Nouri së shpejti do të transferohet në spitalin e Amsterdamit.
Ndërkohë drejtori i Ajaxit, Edwin van der Sar ka folur i emocionuar dhe me lot në sy për gjendjen e futbollistit.
“Ky është mesazhi më i keq i mundur. Është e tmerrshme ajo që do ta them. Ne ndjehemi jashtëzakonisht keq për prindërit, vëllezërit, motrat dhe të afërmit e tjerë të tij”.
“Është një goditje e rëndë edhe për klubin tonë. Kemi pritur shërimin e tij por ky është fati”.
“Nouri ishte një talent i radhë, por tani më e rëndësishme është shëndeti i tij dhe klubi i ynë do t’i qëndrojë gjithmonë pranë”, deklaroi Edwin van der Saar.
Nouri luajti 15 ndeshje edicionin e fundit me Ajaxin ku arriti të shënoj një gol në kampionat. /Telegrafi/