Site icon Telegrafi

E dhimbshme: Burgjet e Maqedonisë shkak për vdekjen e të burgosurve (Video)

Se kushtet në burgjet e Maqedonisë vazhdojnë të jenë alarmante këtë më së miri e dëshmon vdekja e tre të burgosurve në Idrizovë për një kohë të shkurtër. Burgjet në Maqedoni nuk i kanë as edhe kushtet minimale, edhe nëse i kanë, kushtet e tyre janë në gjendje të mjerueshme.

Shoqëria civile në Maqedoni, Avokati i Popullit dhe OJQ-të për respektimin e të drejtave të njeriut disa herë kanë alarmuar për gjendjen e kushteve nëpër burgje. Para dy viteve të burgosurit në Maqedoni realizuan një grevë urive për kushtet e këqija në burgje por nuk rezultoi me ndonjë iniciativë konkrete nga ana e shtetit për përmirësimin e kushteve në vendet ku ata vuajnë dënimin.

Edhe në ‘Emisionin 360’ janë pasqyruar kushtet e burgosurve ku sipas informacioneve të fundit nga Ministria e Drejtësisë në Maqedoni, nga viti 2008 kanë ndërruar jetë 76 persona që kanë qenë duke vuajtur dënimin.

Telegrafi Maqedoni para disa javëve ka pasur fotografi ekskluzive nga burgjet e Maqedonisë ku shiheshin qartë kushtet jo-njerzore. /Telegrafi/

Lexo po ashtu Pamje të tmerrshme të disa burgjeve në Maqedoni (Foto)
Lexo po ashtu Maqedonia aspak nuk kujdeset për të drejtat e të burgosurve

Exit mobile version