Site icon Telegrafi

“E dham besën” thonë Gold AG dhe Loki në këngën e re me motive patriotike (Video)

Reperët Gold AG dhe Loki kanë publikuar së fundmi projektin e tyre më të ri muzikor.

“E dhamë besën” titullohet bashkëpunimi i tyre më i ri, këngë e cila është punuar në studion e Bini Reecords.

Muzika dhe teksti janë realizuar nga Gold Ag.

Klipi i këngës është me motive patriotike, ndërsa xhirimet janë kryer në Gllogjan dhe Deçan. /Telegrafi/

Exit mobile version