Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast “privim i kundërligjshëm i lirisë” që ka ndodhur në rrugën Muharrem Fejza në Prishtinës.
Në raportin e policisë thuhet se rasti ka ndodhur të dielën më 4 shkurt rreth orës 17:00.
“Ankuesi mashkull kosovar, ka njoftuar se katër persona të panjohur, nën kërcënimin e armës e kishin detyruar me dhunë atë që të hyjë në veturën e tyre duke e sulmuar fizikisht dhe më pas e kishin liruar”, thuhet në raport
Lidhur me rastin janë identifikuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë dhe të njëjtit janë shoqëruar në stacionin policor.
Pas intervistimit me vendim të prokurorit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt. /Telegrafi/