Vite të kaluara me probleme, alkool dhe lojëra të fatit ia shkatërruan jetën familjare aktorit, Ben Affleck.
As edhe e dashura e re, as netët e zjarrta me ‘lepurushen’ e re, nuk ia kanë shkatërruar respektin e ish-bashkëshortes së aktorit, Jennifer Garner, e cila për herë të tretë e ka dërguar në rehabilitim.
Jennifer si dhe grua tjetër, sipas TMZ, e dërguan aktorin në një klinikë për rehabilitim nga alkooli.
Disa ditë para kësaj, në media u shfaqën fotografi teksa shihen se si në adresë të tij kishin arritur pako të mbushura me alkool, duke përfshirë uiski dhe birrë.
Në të njëjtën kohë me martesën, erdhi edhe ndarja me Lindsay Shookus pasi që mediat e huaja raportuan për një lidhje të re të aktorit me modelen njëzetvjeçare të Playboyt, Shaun Sexton.
Përndryshe, Ben nuk e ka fshehur varësinë prej alkoolit dhe disa herë ka folur rreth kësaj teme, gjersa në vitin 2011 ishte rehabilituar në një klinikë private në Malibu.
Theksojmë se Ben dhe Jennifer kanë tre fëmijë, Samuelin, Violet dhe Serafin. Edhe pse ata janë ndarë që nga viti 2015, shkurorëzimi i tyre ende nuk ka përfunduar. /Telegrafi/