Një person ka ndërruar jetë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore.
Në raportin e Policisë së Kosovës thuhet se ngjarja ka ndodhur të martën rreth orës 01:00, në Prishtinë.
Sipas raportit, njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, dhe janë duke hetuar rastin, ndërsa trupi i pajetë i viktimës, me vendim të prokurorit është dërguar në IML për obduksion.
“Është raportuar se viktima mashkull kosovar i cili për shkak të përkeqësimit të gjendjes shëndetësore, ishte dërguar nga familjarët e tij në QKUK, ka ndërruar jetë. Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, dhe janë duke hetuar rastin, ndërsa trupi i pajetë i viktimës, me vendim të prokurorit është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raport. /Telegrafi/