Site icon Telegrafi

E dërgoi veturën në autolarje, një gruaje në Prizren i vidhen mbi 7 mijë euro

Ilustrim

7 mijë e 360 euro është shuma e parave që i është vjedhur një gruaje në Prizren, pasi e kishte dërguar veturën në autolarje.

Rasti ka ndodhur më 8 dhjetor, ndërsa është raportuar në polici nga viktima dje – pesë ditë më pas.

Rastin për Telegrafin e ka konfirmuar togeri i Policisë në Prizren, Shaqir Bytyqi.

“Rasti ka ndodhur më 8 dhjetor, ndërsa është raportuar në polici tek dje, më 13 dhjetor. Viktima ka raportuar se i janë vjedhur 7 mijë e 360 euro që i kishte fituar nga pazari ditor në biznesin e saj dhe kishte për t’i deponuar në bankë”, ka thënë Bytyqi.

Ai tutje ka bërë të ditur se janë duke punuar për identifikimin dhe arrestimin e të dyshuarit, gjë që sipas tij nuk do të jetë e vështirë pasi në vendngjarje ka pasur kamera të sigurisë.

“Nga kamerat e sigurisë vërehet se si i dyshuari afrohet tek vetura duke tentuar që të marrë diçka. Po punojmë në identifikimin dhe arrestimin e tij”. /Telegrafi/

Exit mobile version