Artistja shqiptare me renome botërore, Rita Ora, ka shënuar suksese të shumta përgjatë këtij viti.
Përveç këngëve të shumta, turneut të saj muzikor dhe disa çmime të rëndësishme, Rita është një nga emrat më të dëgjuar edhe në platformat e mëdha muzikore.
“Spotify” ka nxjerr së fundmi statistikat vjetore për secilin artist përkatës, duke treguar numrin e dëgjimeve që ata kanë shënuar përgjatë 2019-s.
Rita përgjatë këtij viti është dëgjuar mbi një miliard herë nga plot 84.7 milionë njerëz në mbarë botën.
Ata vijnë nga 79 shtete të ndryshme të botës, teksa numri i orëve të shpenzuara në këngët e saj është 54.1 milionë.
E lumtur për këtë sukses, këngëtarja e lindur në Prishtinë ndau me ndjekësit e saj në InstaStory një pasqyrë të kësaj statistike, të nxjerrë nga “Spotify”.
“Faleminderit”, shkroi ajo në mbishkrimin e fotografisë, duke qenë kështu mirënjohëse ndaj miliona fansave të saj që dhuruan këtë sukses. /Telegrafi/