Site icon Telegrafi

E dëboi nga shtëpia, pastaj edhe e sulmoi fizikisht gruan – arratiset i dyshuari në Gjakovë

Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një grua ka raportuar se pas një mosmarrëveshje në familje, bashkëshorti i saj e ka dëbuar nga shtëpia, ndërsa pasi janë takuar edhe e ka sulmuar fizikisht.

Rasti ka ndodhur të martën në Gjakovë, në ora 17:00.

“Viktima femër kosovare ka raportuar se pas një mosmarrëveshje në familje,  bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar, e kishte dëbuar nga shtëpia, ndërsa sot pasi janë takuar është sulmuar fizikisht nga i njëjti”, thuhet në raportin 24 orësh.

Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari gjendet në arrati.

Rasti është në procedurë hetimore. /Telegrafi/

Exit mobile version