Aktorja Arjola Demiri është shumë e pëlqyer për rolin e saj në hit seriali “O Sa Mirë”.
E njohur për publikun më shumë si “Xhbanja”, ajo sjell javë për javë karakterin e fortë të një vajze tropojane.
Në disa intervista, aktorja Demiri ka theksuar se është shumë krenare për prejardhjen e saj.
Së fundmi, ‘Xhbanja’ ka ndarë me ndjekësit e saj disa fotografi mjaft të veçanta të realizuara në Valbonë.
Ajo ka shijuar natyrën e mbuluar nga dëbora, teksa duket mjaft atraktive e veshur në të kuqe.
“Unë mendoj se bora është kaq tërheqëse dhe ka një atmosferë të tillë, të fuqishme”, ka shkruar ajo në Instagram. /Telegrafi/