E dashura e Cristiano Ronaldos, Georgina Rodriguez, e ka publikuar një fotografi ‘të nxehtë’ në rrjetet sociale.
22-vjeçarja është për pushime me të dashurin e saj dhe familjen e tij në Ibiza të Spanjës, nga ku nuk kanë munguar edhe imazhet për fansat e tyre.
Megjithëse është shtatzënë, Georgina ka pozuar me bikini pranë një pishine.
Ajo ka pozuar nga prapa duke vënë në plan të parë të pasmet.
Ditë më parë, ajo ka treguar se sa mirë ia kalon me familjen e Ronaldos. Superylli portugez i Real Madridit sapo është bërë baba i binjakëve nga një nënë surrogate, ndërsa ia ka edhe një djalë shtatëvjeçar, Cristiano Jr.
Nga lidhja me Georginan, Cristiano do të bëhet përsëri baba dhe ky do të jetë fëmija i parë i çiftit. /Telegrafi/