Ai është një nga sportistët më të suksesshëm në historinë e tenisit, madje një ditë më parë arriti në finalen e “Australian Open”, ku do të përballet me Roger Federer.
Në këtë sukses të spanjollit, sigurisht që një meritë të madhe ka edhe e dashura e tij, e cila ishte e pranishme gjatë ndeshjes gjysmëfinale, ku spanjolli triumfoi ndaj Grigor Dimitrov, transmeton TCH.
Ata janë rritur bashkë dhe prej 10 vitesh janë në një lidhje, por pavarësisht këtyre fakteve ishte hera e parë që bukuroshja Francisca Perello e ndiqte të dashurin e saj nga tribuna në “Australian Open”.
Ndërsa nga reagimet e saja kuptohej se ajo nuk ndihej e qetë gjatë duelit të partnerit të saj.