Telegrafi

E dashura shkon për ta marrë në Big Brother VIP Albania, Albi Nako refuzon të tërhiqet dhe vazhdon garën

Foto: Big Brother VIP Albania

Një zhvillim i papritur ka ndodhur brenda mureve të “Big Brother VIP Albania 3” kur Doris, e dashura e balerinit të njohur Albi Nako, hyri në shtëpi për një vizitë të veçantë.

Vizita e saj, që u realizua pas një kërkese speciale ndaj produksionit, kishte një mision të qartë: të bindte të dashurin e saj të largohej nga gara dhe të kthehej në shtëpi.

Doris ndau shqetësimin e saj se Albi “nuk po e gjen veten” në mjedisin e “Big Brother VIP Albania”, një vërejtje që ka nxitur reagime të ndryshme midis fansave dhe ndjekësve të programit.

Foto: Big Brother VIP Albania/YouTube

Në një moment të ndjeshëm dhe me emocione të larta, Doris i bëri thirrje Albit të heqë dorë nga sfida dhe të ndërtojë jetën e tyre jashtë shtëpisë së BBVA.

Por, pavarësisht kërkesës së saj, Albi Nako zgjodhi të qëndrojë. Ai shprehu vendosmërinë për të vijuar të luftojë për vendin e tij në lojë, duke premisur që “do të rikthehem më fuqishëm”.

Foto: Big Brother VIP Albania/YouTube

Balerini tregon se ka ende shumë për të dhënë në garë dhe se dëshiron të marrë pjesë në dinamikat dhe debatet që sjellin jeta brenda BBVA.

Pasi qëndroi në shtëpi për një kohë të shkurtër, Doris u largua pa të dashurin e saj, duke i lënë hapësirë Albit të vazhdojë rrugëtimin e tij në “Big Brother VIP Albania 3”. /Telegrafi/