Telegrafi

E dashura Ronaldos nis karrierën si modele, pozat e para marrin qindramijëra “Like” (Foto)

E dashura e Cristiano Ronaldoss, Georgina Rodriguez, ka bërë debutim mahnitës në botën e modelimit pasi ka lënë punën si një punëtore në një dyqan rrobash.

Bukuroshja 22-vjeçare është në lidhje me portugezin prej fundvitit të kaluar dhe shumë shpejt u bë e famshme.

Kjo i kushtoi me largim prej punës pasi që shumë paparaci rrinin me orë të tëra të maskuar duke përcjell hap pas hapi të dashurin CR7, transmeton Telegrafi.

Duke parë që Georgina arriti të bëj 1.1 milion ndjekës në llogarinë personale në Instagram, ajo morri shumë oferta për tu bërë modele.

Dhe natyrisht ajo nuk hezitoi të pranojë, ku së fundi doli para aparatit fotografik dhe bëri një pozë.

Ajo në një imazh bardhë e zi shihet tejet seksi e veshur në bikini të zi ndërsa në dorë ka një byzylyk.

Ndryshe, gjersa bukuroshja ka filluar një karrierë të re, Cristiano Ronaldo është bërë temë e medieve, të cilat e shohim të larguar prej Real Madridit. /Telegrafi/