Georgina Rodriguez është raportuar se është shtatzënë dhe kjo në saje të një fotografie teksa Cristiano Ronaldo kishte vënë dorën në barkun e të dashurës.
Por, i menjëhershëm ka qenë reagimi i familjarëve të yllit portugez duke mohuar raportimet se CR7 do të bëhet baba.
Megjithatë, ka qenë vetë bukuroshja që i ka “hedhur” benzinë zjarrit me rastin e publikimit të një fotografie në llogarinë personale në Instagram, transmeton Telegrafi.
Rodriguez ka publikuar një fotografi kohë më parë teksa pozon krahas një mjeku në një spital, i cili është mjek i estetikës.
Por, krahas kësaj sipas mediave ajo ka vizituar edhe një gjinekolog, ndërsa fotografimi me mjekun Rafik Dehni ishte vetëm tërheq e vëmendjes prej shtatzënisë së mundshme
Mbetet të shihet në ditët në vijim se si do të reagon çifti, por është raportuar se Ronaldo është bërë baba i binjakëve.
Ndryshe, Ronaldo është prind i një djali të quajtur Cristiano Jr., të cilin e ka sjell në jetë një nënë surrogate. /Telegrafi/