E dashura e Cristiano Ronaldos, Georgina Rodriguez, ka rrëmbyer gjithë vëmendjen në premierën e “Once Upon a Time in Hollywood”, në Festivalin e Filmit në Kanë.
Modelja spanjolle dukej e mahnitshme, gjersa bëri parakalimin e saj në tepihun e kuq e veshur me një fustan të zi. Ajo e ka kombinuar dukjen e saj me një byzylyk rreth qafës e me flokë të kapura.
25-vjeçarja ka vënë në pah linjat mbresëlënëse trupore, për të cilat vazhdimisht përflitet pasi edhe të shumtën e kohës e kalon në palestër.
Georgina është njoftuar me Cristianon para shtatë vitesh dhe dyshja tashmë kanë një vajzë të quajtur, Alana Martina. Ylli portugez është baba edhe i tre fëmijëve të tjerë, të cilët kanë lindur përmes nënave surrogate. /Telegrafi/