Site icon Telegrafi

E dashura e Ronaldos, Georgina Rodriguez për herë të parë në bikini pasi u bë nënë

E dashura e Cristiano Ronaldos, Georgina Rodriguez ka rifituar figurat mahnitëse të trupit pas lindjes.

Modelija spanjolle muaj më parë ka sjell në jetë foshnjën Alana Martina, fëmija i katërt i futbollistit portugez.

Bukuroshen 24-vjeçare deri më tani nuk e kemi të ekspozuar në bikini që nga koha kur u bë nënë në muajin nëntor.

Futbollistët madrilen kanë pasur dy ditë pushim mes dhjetë dite distance nga njëra ndeshje në tjetrën dhe këtë e kanë shfrytëzuar në mënyra të ndryshme.

Dyshja kishte zgjedhur të relaksohet në natyrë të rrethuar me malet e mbuluara me dëborë.

Por, bukuroshja ka publikuar në rrjetet sociale një fotografi nga brendia e hotelit teksa merr poza vetëm në bikini, e cila gjë ka bërë që të merr komplimente prej fansave.

Kujtojmë se Ronaldo është takuar me studentin e vallëzimit Georginën nga fundi i vitit 2016. /Telegrafi/

Exit mobile version