Kreatorja e mirënjohur kosovare, Lia Stublla numëron tashmë një listë të madhe bashkëpunimesh me emra të njohur ndërkombëtar.
Si rrjedhojë, reputacioni i saj në tregun e jashtëm është rritur shumë, ndaj nuk janë të paktë emrat ose brendet ndërkombëtare që kanë spikatur emrin e saj.
Lia së fundmi publikoi në InstaStory një urim për modelen bukuroshe, Georgina Rodriguez, e njohur ndryshe si partnerja e futbollistit me famë botërore Cristiano Ronaldo, e cila të hënën festoi ditëlindjen e saj të 26-të.
“Urime ditëlindjen e bukura Georgina Rodriguez, të dëshirojmë gjithë më të mirat, LS të do ty”, ka qenë urimi publik ndaj modeles i bërë në emër të markës së kreatores shqiptare.
Dhe Georgina me të parë këtë urim të veçantë është ndjerë falënderuese dhe në shenjë mirënjohje e ka rishpërndarë këtë postim për afro 16 milionë ndjekësigt e saj, që e ndjekin atë në rrjetin social Instagram.
Georgina njihet ndryshe si njëra ndër modelet më atraktive dhe të ndjekura në mbarë botën, kjo falë të qenurit partnerja dhe nëna e tre fëmijëve të futbollistit më të ndjekur në botë, Cristiano Ronaldos.
Ajo është aluduar se do të jetë njëra ndër prezantueset e festivalit “Sanremo” këtë vit, ndonëse pjesëmarrja e saj ende nuk është konfirmuar për shkak të pagesës. /Telegrafi/