Shakira thuhet se kohëve të fundit është e tërbuar pasi ish-burri i saj, Gerard Pique doli publikisht me të dashurën e re Clara Chia Marti, pasi ata bënë një marrëveshje për të pritur një vit përpara se ta bënin këtë.
Dhe fansat janë të bindur se studentja e marrëdhënieve me publikun, Clara, 23 vjeçe, ka tallur këngëtaren kolumbiane, 45 vjeçe, duke xhiruar një video ku shfaqet duke kërcyer e veshur me bikini të zeza nën ritmet e hitit të saj, “Te Felicito”.
Megjithatë, videoja e cila u nda me 56 mijë ndjekës përpara se të fshihej, tregoi Claran duke etiketuar këngën e Shakirës në muzikën e mbivendosur në video.
Nuk është e qartë nëse kjo ishte një llogari fansash apo nëse origjinali ishte postuar me muzikë të mbivendosur në një fazë të mëvonshme.
Të bindur se postimi ishte bërë nga Clara, fansat e akuzuan studenten, e cila gjithashtu punon për futbollistin e Barcelonës, Gerard, 35 vjeç, për mosrespektim në komentet, të cilat janë përkthyer nga spanjishtja.
Ata shkruan: “Aty e shihni se çfarë është provokimi dhe mos-respekti”.
“Dhe guxoni të jeni aq e trime sa të vendosni këngën e Shakiras në të”, shkroi një tjetër.
“Awwww sa e lezetshme dikush po përpiqet të tërheqë vëmendjen. Duhet të jetë shumë e vështirë të jetosh nën hijen e Shakirës, jo?”
Imazhet e Gerardit duke puthur me pasion të dashurën e tij të re u publikuan në një video të re të marrë nga media spanjolle Socialite në festivalin Summerfest Cerdanya në Kataloni javën e kaluar.
Gerard dhe Shakira njoftuan se ishin ndarë vetëm tre muaj më parë pas një lidhjeje 11-vjeçare – ata kanë dy djem së bashku: Milanin shtatë vjeç dhe Sasha, pesë.
Clara mendohet se punon për Gerardin në kompaninë e tij “Kosmos”, në zyrën e Marrëdhënieve me Publikun.
Një burim i tha The Sun: “Gerard dhe Clara janë takuar me njëri-tjetrin për muaj të tërë. Ajo është një studente që punon për të edhe në zyrën e tij, duke organizuar evente”.
“Ata kanë heshtur për marrëdhënien e tyre, por të gjithë ata rreth tyre e dinë se çfarë po ndodh”.
Burimi shtoi: “Njerëzit e kanë ndihmuar atë të mbajë në heshtje romancën dhe kanë fshirë llogaritë e rrjeteve sociale të Claras në mënyrë që njerëzit të mos mund të gjejnë fotot e saj”
Por burimet pranë Shakiras pretendojnë se ajo është ‘shumë e inatosur duke parë në publik babanë e fëmijëve të saj me të dashurën e tij’.
Thuhet se ata kishin një pakt – që të mos shfaqeshin në publik me partnerët e tyre gjatë vitit të parë të ndarjes.
Sipas gazetës spanjolle El Periodico, Shakira dhe Gerard po përpiqen të mbeten miq për hir të fëmijëve të tyre, pavarësisht se marrëdhënia e tyre është e tensionuar. /Telegrafi/