Site icon Telegrafi

E dashura e re e Kanye Westit, Chaney Jones vazhdon të pozojë si një ‘kopje’ e Kim Kardashianit

Ajo ka gjetur famë falë marrëdhënies së saj me reperin Kanye West dhe ngjashmërisë së saj të jashtëzakonshme me ish-bashkëshorten e tij, Kim Kardashian.

Dhe influencuesja Chaney Jones, 24 vjeçe, përsëri mori frymëzim nga Kim, 41 vjeçe, në postimin e saj të fundit në Instagram të martën, shkruan DailyMail.

Chaney dukej e pabesueshme e veshur me bikini të zeza, teksa pozoi në një lagunë idilike në fotografi, të cilat janë pothuajse identike me fotografitë e shpërndara nga Kimi vitin e kaluar.

Fotografitë tregojnë Chaneyn duke dalë nga uji ndërsa rregullon majat e bikinive të saj të vogla.

Pjesa e sipërme e zezë sportive dhe bikinet në stilin tanga nxjerrin në pah linajt trupore të modeles teksa pozon për kamerën.

Me flokët e saj të errëta të lagura pas shpinës, imazhet janë pothuajse identike në pozë, mjedis dhe modë me ato të shpërndara nga Kim në prill të vitit 2021.

Fotografia e Kimit e tregon yllin duke dalë nga laguna gjatë një pushimi me fëmijët e saj.

Chaney shfaqi sërish linjat e saj të bujshme në Instagram të premten, teksa pozoi me bikini kafe dhe çizme të markës “Yeezy”.

Ylli dukej e jashtëzakonshme në ngjyrën kafe, e veshur me bikini dypjesëshe që mezi i mbulonin asetet e saj të bollshme teksa shtrihej në tokë.

Vajza e quajtur nga mediat e huaja si “kloni” i Kim Kardashianit dhe krijuesi i hitit “Donda” janë parë së bashku që nga fillimi i shkurtit.

Është e paqartë nëse reperi filloi të takohej me Jones në të njëjtën kohë kur ishte i lidhur me aktoren Julia Fox, 32 vjeçe, me të cilën u nda në fillim të këtij muaji pas një romance të shkurtër gjashtë-javore. /Telegrafi/

Exit mobile version