Telegrafi

E dashura e re Ben Affleckut është producentja e “Saturday Night Live” (Video)

Ben Affleck thuhet se ka gjetur një dashuri të re, pasi u shkurorëzuar tre muaj më parë me Jennifer Garnerit.

Aktori raportohet se ka nisur një romancë me producenten e emisionit televiziv “Saturday Night Live”, 37-*vjeçaren Lindsay Shookus.

Çifti është parë rrugëve të kryeqytetit britanik të Londrës ndërsa dëshmitarë okularë i kanë takuar edhe në një darkë romantike, transmeton Telegrafi.

“Ata janë në fillim të një marrëdhënie që është shumë më tepër se një romancë e verës”, tha një burim i paidentifikuar i afërt me aktorin për faqen “E! News”.

Ben, 44-vjeçar dhe Jennifer Garner janë shkurorëzuar më në fund para tre muajve pas një procesi gjyqësor dyvjeçar.

Ata kanë qenë të martuar rreth 11 vjet dhe kanë tre fëmijë Violet (11), Serafina (8) dhe Samuel (5).

Theksojmë se ditë më parë aktori pranoi në mars se është duke u shëruar nga varësia prej alkoolit. /Telegrafi/