Pas Ana Nikoliqit, e cila pohoi se është rrahur nga e dashura e biznesmenit shqiptar, Çazim Osmanit, edhe një tjetër këngëtare ka provuar grushtet e Manda Popoviqit.
Siç mëson gazeta “Blic”, këngëtarja malazeze ka tërhequr për flokë Danijela Vraniqin, të cilës i ka dhënë edhe disa shuplaka midis një lokali të natës, transmeton Telegrafi.
E rrahura
______________________________________________________
Incidenti ndodhi dje në mëngjes rreth orës 05:00 gjersa ato ishin, sipas dëshmitarëve okularë, nën ndikimin e alkoolit.
E gjithë kjo ndodhi pasi që Danijela nuk kishte pranuar që të këndoj disa këngë që i kishte kërkuar e dashura e biznesmenit shqiptar, Osmanit.
Nuk bëhet e ditur nëse policia ka intervenuar apo nëse ky rast është raportuar në stacionin policor, megjithatë kjo ngjarje ka bërë bujë në mediat malazeze. /Telegrafi/