Kjo e shtunë ishte një nga ditët më të rëndësishme në jetën e Gerard Piques.
Ylli i famshëm i tha lamtumirë skuadrës së tij, Barcelonës e po ashtu edhe futbollit.
Ai luajti ndeshjen e tij të fundit në Camp Nou, që do të jetë e paharrueshme për futbollistin duke qenë se Barcelona mundi Almerian me Piquen si kapiten.
Lojtari, aq i diskutueshëm aq edhe i dashur, mori një numër të madh të dedikimeve, diçka që përfundoi duke e emocionuar atë.
Në këtë lamtumirë që ia dha klubit e pranishme ishte edhe e dashura e tij e re, Clara Chia.
Ata u kapën nga kamerat në disa momente intime me njëri-tjetrin e shumë të lumtur.
Pique ka befasuar pak ditë më parë me videon që postoi në rrjetet e tij sociale në të cilën komunikonte vendimin e tij për t’u larguar nga futbolli. Ky vendim vjen në moshën 35-vjeçare, në një moment shumë të vështirë për mbrojtësin dhe në mes polemikave për ndarjen nga Shakira.
Lojtari shqiptoi disa nga fjalët më emocionuese që përlotën edhe tifozët klubit.
“Në jetë, kur rritesh, kupton që të dashurosh ndonjëherë është largim”, tha gjithashtu biznesmeni.
Va por ti, Gerard. ?❤️#Sempr3 pic.twitter.com/Nw94F6D4lI
— FC Barcelona (@FCBarcelona_es) November 6, 2022
“Ka aq shumë dashuri mes meje dhe Barcelonës sa ishte koha të na linte pak hapësirë dhe jam i bindur se në të ardhmen do të kthehem”, ka thënë ai.
Tani ai po largohet nga futbolli për të ndërtuar një jetë të re me Claran, e cila është vajza me të cilën Pique e tradhtoi Shakiran.
Piqué with his girlfriend Clara Chia at the Camp Nou pic.twitter.com/q3gOWHQicp
— FCB One Touch (@FCB_OneTouch) November 6, 2022
Me këtë të fundit kanë bashkë dy fëmijë: Sasha dhe Milan. /Telegrafi/