Telegrafi

E dashura e Ledrit publikon një video qesharake të tyre

Ledri Vula dhe Sara Hoxha (Foto: Arkiva)

Para një muaji rep-artisti Ledri Vula kishte pranuar zyrtarisht se është në lidhje me blogeren Sara Hoxha.

Që nga ajo kohë, çifti nuk kishin postuar më fotografi së bashku, deri para disa ditësh ku Ledri postoi një imazh duke u përqafuar me të.

Palët tashmë janë pjesë e rrjetit social Tik Tok, ku ndajnë video të ndryshme qesharake me fansat e tyre.

Sara Hoxha (Foto: Instagram)

Për herë të parë, Sara Hoxha ka publikuar një video të realizuar për këtë rrjet social, ku janë parë duke bërë shaka me disa zëra të huazuar.

Ledri është duke u afruar për ta përqafuar atë, ndërsa Sara nuk është në ‘disponim të mirë’ dhe i thotë atij të largohet me një zë më ndryshe.

Çifti thuhet se kanë qenë në lidhje për disa vite, por nuk janë prononcuar për ta pranuar në media sociale./Telegrafi/

@sarahoxha19

U play too damn much 🤯 @jomvula

♬ Originalton – sarahoxha19