Chaney Jones tregoi linjat trupore teksa merrte pjesë në një festë në pishinë me miqtë në Florida të shtunën (14 maj).
24-vjeçarje shfaqi fizikun e saj të tonifikuar me një bluzë që tregonte dekoltenë e saj me ngjyrë gri dhe pantallona të shkurtra elastike.
Ajo mbajti syze metalike mbi sytë e saj, flokët e zeza i la të lidhura pas kokës dhe të ndarë në mes në pjesën e përparme.
Jones kishte veshur sandale me platformë dhe çantën dore, që përputhej në mënyrë të përkryer me veshjen e saj metalike, shkruan DailyMail.
Veshja e saj e shkurtër nxori në pah tatuazhin e shkruar në anën e këmbës së djathtë.
Më vonë ajo postoi një seri fotosh në Instagramin e saj, ku nuk mungoi një koment nga partneri i saj, West.
Kanye komentoi një emoji me zemër të zezë në postim dhe Jones iu përgjigj atij me tre të ngjashme.
Jones tregoi përkushtimin e saj ndaj yllit të muzikës në fillim të kësaj jave duke zbuluar tatuazhin e saj të ri kushtuar atij përmes rrjeteve sociale.
Kloni i Kim Kardashian, i cili filloi të takohej me West në shkurt, bëri tatuazh emrin e tij ligjor ‘Ye’ në kyçin e saj të dorës së majtë.
Kanye dhe Chaney u lidhën për herë të parë në fillim të shkurtit, kur u panë së bashku në Soho House në Malibu.
Ata u fotografuan në vendin ekskluziv ndërsa ai ishte ende i lidhur me aktoren Julia Fox.
Kanye dhe Julia, 32 vjeçe, ishin në lidhje për gjashtë javë përpara se të ndaheshin në fillim të shkurtit. Menjëherë pas kësaj reperi u pa duke u shoqëruar me modelen, Chaney. /Telegrafi/