Dani Dyer është parë duke qarë për të dashurin e saj, Jarrod Bowen, pas humbjes së Anglisë në finalen e Euros.
Ylli i “Love Island”, 27 vjeçe, ishte e pranishme në lojën e zhvilluar të dielën në stadiumin Olympiastadion të Berlinit.
Dani u fotografua në tribuna me të atin e saj të famshëm, Danny Dyer, dhe motrën Sunnie, 17 vjeçe, për të mbështetur të fejuarin dhe lojtarin anglez Jarrod, 27 vjeç.
Pavarësisht se tifozët në mbarë vendin kishin shpresën për një fitore, Tre Luanët humbën fatkeqësisht finalen e tyre të dytë radhazi të Kampionatit Evropian, pas një disfate 2-1 ndaj Spanjës.
Ylli televiziv dukej e përlotur ndërsa po dilte nga stadiumi, teksa po ngushëllohej me familjarët e saj.
Sunnie u pa gjithashtu duke qarë dhe duke fshirë lotët pas ndeshjes.
Dani po mbante një fanellë futbolli të Anglisë me emrin dhe numrin e Jarrod në shpinë.
Spanja ka bërë histori me triumfin në Euro 2024, pasi mposhti Anglinë me rezultat 2-1, për t’u bërë kombëtarja e vetme që ka katër trofe evropian, por duke thyer edhe disa rekorde të tjera.
15 golat nga Spanja në Euro 2024, i fundit nga Mikel Oyarzabal, e bëjnë La Royan ekipin me më shumë gola të këtij Kampionati Evropian. /Telegrafi/