Site icon Telegrafi

E dashura e Donald Trump Jr synon një post në Shtëpinë e Bardhë?

E dashura e re e Donald Trump Jr., Bettina Anderson, jo vetëm që po bën bujë në Palm Beach, Florida, por ka raporte se ajo është e interesuar të lërë gjurmë edhe në qarqet e Uashingtonit.

Socialistja 38-vjeçare mund të jetë duke bërë fushatë për një rol në Shtëpinë e Bardhë dhe jo të gjithë janë të gëzuar për këtë.

Një burim i brendshëm politik ndau informatën se Anderson do të dëshironte të shërbente në një nga “bordet e kontaktit me komunitete” të Donald Trump.

Ajo gjithashtu ka një qëllim në mendje – një vend në komitetin e presidentit për Artet dhe Shkencat Humane, shkruan yahoonews, përcjell Telegrafi.

Një burim i dytë shtoi se Anderson beson se ajo do të kishte ndikim me këtë rol, pasi do mund të sillte në tryezë “njerëzit më të sofistikuar dhe liberalë të Hamptons dhe Palm Beach”.

Por, rrethi i brendshëm i Donald Trump thuhet se beson se ajo kurrë nuk ishte “MAGA”.

Natyrisht, përfaqësuesi i Donald Jr tha se historia e aspiratave të saj në Shtëpinë e Bardhë është e rreme.

“Kjo është krejtësisht e gabuar – jo vetëm që ajo nuk po merr një të tillë, ajo nuk e ka dashur një të tillë”, tha ai.

Por Anderson nuk mund të qëndrojë jashtë titujve pasi u raportua se ajo donte që ish e fejuara e Donald Jr, Kimberly Guilfoyle “të largohej nga zona”.

Ndryshe, Guilfoyle është emëruar ambasadore në Greqi.

Familja Trump duket mbrojtëse ndaj Anderson dhe po kundërshton çdo akuzë profesionale ose personale në lidhje me të. /Telegrafi/

Exit mobile version