Site icon Telegrafi

E dashura e djalit të presidentit në poza joshëse – shijon jetën e natës (Foto)

E dashura e djalit të presidentit të Kosovës, Drita Stublla, sërish është përkujdesur që të shfaqet në poza joshëse.

Ajo që besohet se është e dashura e Endrit Thaçit, djalit të presidentit, Hashim Thaçi, u raportua se ditë më parë e bëri “privat” Instagramin, duke i ikur vëmendjes së publikut dhe vëmendjes mediale, në një përpjekje për të fshehur lidhjen me djalin e presidentit.

Tejet seksi – Drita Stublla tregon edhe një herë pse e ka mahnitur Endritin. Foto: Snapchat

Teksa të gjitha indikacionet janë për një romancë mes tyre, Drita nuk heziton që të shfaqet sërish provokuese, shkruan Telegrafi.

Lexo po ashtu Lajmet e fundit nga yjet seksi shqiptare (Foto/Video)

Në një fustan ngjyrë të kuqe të mbyllur dhe në pozë provokative, Drita nuk heziton të joshë.

Dhe këtë përgatitje ajo e kishte bërë për të frekuentuar një nga klubet më të mëdha në vend, Zone Club, ku ishte me shoqërinë e saj të zakonshme.

Drita duke u kënaqur në Zone Club. Foto: Snapchat

Aty mungonte Endriti, me të cilin bukuroshja duket se ende nuk ka vendosur t’i frekuentojë klubet e natës.

Drita Stublla është një nga modelet më të reja dhe më seksi në skenën shqiptare. Ajo është motra e disenjatores së njohur, Lia Stublla. /Telegrafi/

 

Exit mobile version