Modelja shqiptare, Armina Mevlani, ka folur rreth “provokimit” (siç ua quajt në media) që i bëri ish-partnerja e Shkëlzen Berishës, Sadija, me publikimin e një fotografie nga lidhja e tyre e dikurshme.
Në një intervistë për Prive, ajo ka thënë se nuk ka ndonjë arsye për t’u shqetësuar për atë që shkruhet në media rreth të kaluarës së djalit të ish-kryeministrit shqiptar, Sali Berisha.
“Unë nuk kam pse të merrem me të shkuarën e personit me të cilin jam, ashtu siç ai nuk ka pse të merret me të shkuarën time”.
“Ne tani merremi vetëm me të ardhmen tonë dhe e rëndësishmja e një çifti është e ardhmja”, ka thënë Armina deklaratën e të cilës mund ta dëgjoni në videon e mëposhtme (nga minuta e gjashtë). /Telegrafi/