Telegrafi

E dashura e Cristiano Ronaldos në pritje të fëmijës së dytë?

Cristiano Ronaldo javën e kaluar ishte në qendër të vëmendjes së mediave botërore me paraqitjen e tij.

Portugezi ka startuar furishëm në kampionatin e ri të botës duke shënuar tre gola në barazimin kundër Spanjës

Por, gjatë një shëtitje në shtetin rus, e fejuara e futbollistit ka shkaktuar shumë polemika dhe thashetheme rreth shëndetit.

Lexo po ashtu Dedikimi emocionues i Georginës për Ronaldon

Në fakt, Georgina Rodriguez u shfaq në një Fashion Show teksa bie në sy barku paksa i rrumbullakosur dhe filluan spekulimet se është sërish shtatzënë.

Megjithatë deri më tani nuk ka pasur reagime të bukuroshes rreth këtyre shkrimeve duke lënë të kuptohet se është duke pritur të bëhet nënë për herë të dytë.

Lexo po ashtu Fejohet Ronaldo, i blen unazë 700 mijë euroshe Georginës

Theksojmë se ajo ka sjellë në jetë vajzën Alana Martina vetëm pak muaj më parë dhe mbetet për tu parë në ajo është përsëri shtatzënë.

Kujtojmë se Ronaldo është baba i tre fëmijëve, ku tre të parët i ka sjellë në jetë një nënë surrogate. /Telegrafi/