E dashura e Cristiano Ronaldos, Georgina Rodriguez ka zbuluar sekretin marrëdhënies me futbollistin dhe kjo përfshin gjumë vetëm në të brendshme.
Çifti, i cili filloi lidhjen në vitin 2016, kanë një jetë të zënë duke qenë prindër të djemve Cristiano Jr, nëntëvjeçar, binjakëve dyvjeçar, Mateo dhe Eva Maria si dhe vajzës 18 muajshe, Alana.
Pra, nuk është për t’u habitur që 25-vjeçarja po bën përpjekje për të siguruar shkëndija midis saj dhe 34-vjeçarit.
“Të jesh partneri i dikujt kaq i famshëm nuk është e lehtë, por nuk do ta ndryshoja atë për asgjë në botë. Ajo që ndiej për të është më e fortë se çdo gjë, çdo lloj presioni. Së bashku ne jemi më të fortë dhe ka një admirim të ndërsjellë”, tha bukuroshja për gazetën britanike “The Sun”.
Gjersa Georgina vlerëson lidhjen e tyre emocionale, ka shumë për të thënë për tërheqjen fizike shumë të dukshme. Ish-shitësja në një dyqan në qytetin Madridit vazhdoi rrëfimin duke thënë se “Të joshësh dhe të ëndërrosh është kaq e rëndësishme. Unë gjithmonë fle në të brendshme dhe preferoj të jenë tejet seksi”, pohoi ajo.
Ndryshe, ajo së fundi ka nisur të ndërtoj një karrierë të suksesshme modelimi, ku tashmë është shfaqur në kampanjën e të brendshmeve Yamamay. /Telegrafi/