Site icon Telegrafi

E dashura e Cristiano Ronaldos, Georgina nënshkroi kontratën e re me një agjensi modelimi, pas largimit nga puna në “Gucci” (Foto)

E dashura mahnitëse e Cristiano Ronaldos, Georgina Rodriguez, ka shënuar një punë të re në një agjensi të modelimit të lartë.

Kohë të shkuara janë tashmë ditët kur 22-vjeçarja ka punuar si një asistente me kohë të plotë në Madrid.

Para se të takonte superstarin portugez nëntorin e kaluar, Rodriguez punoi në një dyqan Gucci në kryeqytetin spanjoll, punë të cilën e la në dhjetor.

Lexo po ashtu Historia e trishtuar e të dashurës së Cristiano Ronaldos (Foto)

Por, njashtu si gjysma tjetër e saj Cristiani, edhe Rodriguez vazhdon të ngrihet në krye, pasi tani ajo ka nënshkruar një kontratë të re me agjensinë e modelimit “Uno Models”.

Rodriguez më parë kishte punuar me gjigantët e modës “Prada” përpara se ajo të dilte, për shkak të presionit të vazhdueshëm nga paparacët.

Disa gazetarë thuhet se e maskuan veten si konsumatorë, vetëm për tu inflirtuar dhe për të shkruar histori ekskluzive.

Por ajo është e vendosur të ketë qeshur buzëqeshje në fytyrë, pasi ajo tashmë do të jetë fytyra e fushatave të modës, përderisa aksionet e saj vazhdojnë të rritet.

Lexo po ashtu Reali merr ofertën e parë zyrtare për Cristiano Ronaldon

Tash e një kohë, modelja është në lidhje me superyllin e Real Madritit, Cristiano Ronaldon, ndërsa spekulohet edhe për një shtatzëni të mundshme të saj. /Telegrafi/

Exit mobile version