Ka përfunduar nata e parë e gjysmëfinales së festivalit “Kënga Magjike”.
Mes surprizave që ofroi ky spektakël, pa dyshim më e madhja ishte prezenca e Almeda Abazit në prezantim krah Ardit Gjebreas, transmeton Telegrafi.
Bukuroshja shqiptare, e cila jeton në Turqi, në Shqipëri erdhi enkas për këtë festival.
Veç si një prezantuese e zonja, Almeda shkëlqeu edhe me pamjen e saj ku me fustanin e dytë u paraqit me ngjyrat kuq e zi.
Ndryshe që në fillim të mbrëmjes ajo pranoi lidhjen me aktorin e njohur turk Tolgahan Sayisman, i njohur tek ne në rolin e “Çënarit”. /Telegrafi/